Pal Lekaj tregon se si do të duket Autostrada e Dukagjinit

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, ka prezantuar pamjet e para të projektit të Autostradës së Dukagjinitndërtimi i së cilës pritet t’i kushtojë buxhetit të shtetit rreth 1 miliard euro bashkë me shpronësime.

Përmes një postimi në Facebook, Lekaj ka thënë se ky projekt është realitet dhe jo premtim elektoral.

Reklama e sponzorizuar

Ky projekt është një nga temat më të diskutuara në fushatën elektorale për zgjedhjet e 6 tetorit. Kundër këtij projekti ishin deklaruar të gjitha partitë, duke përfshirë edhe Partinë Socialdemokrate që tash është në koalicion parazgjedhor me AAK’në.