Gjysma e pasurisë së planetit në duart e 1 përqindshit të popullsisë botërore

Milionerët e botës, të cilët përbëjnë vetëm 0.9 përqind të popullsisë globale, tani zotërojnë gati gjysmën e pasurisë së planetit, totali i së cilës aktualisht është diku 361 trilion dollarë ndërsa 56 përqind popullsisë zotëron vetëm 1.8 përqind të pasurisë.

Kështu thuhet në raportin vjetor të pasurisë globale të publikuar të hënën nga Credit Suisse, i cili zbuloi se numri i milionerëve në botë u rrit në 47 milion midis viteve 2018 dhe 2019, ku kryesojnë Shtetet e Bashkuara me numrin më të madh të milionerëve.

Sipas Credit Suisse, SH.B.A shtoi 675 mijë milionerë të rinj gjatë vitit të kaluar, duke e çuar totalin e vendit në 18.6 milion sosh.

Reklama e sponzorizuar

Japonia dhe Kina shtuan mbi 150 mijë milionerë.

Në përgjithësi, raporti tregon se milionerët e botës tani zotërojnë në total 158.3 trilion dollarë, apo 43.9 përqind të gjithë pasurisë globale.

Marrë nga: https://www.commondreams.org/

Përktheu: Buletini Ekonomik