Industria ‘e plasaritur’ e ndërtimit

Krahas stihisë në sektorin e ndërtimit, objektet ndërtimore, konkretisht ndërtesat e banimit të lartë në Kosovë, janë ballafaquar me një problem edhe më të madh – sigurinë e tyre.

Profesori universitar Zekë Islamaj vlerëson se në Kosovë në 95% të rasteve nuk respektohen rregullat, në mënyrë që objektet pas ndërtimit të jenë të mbrojtura nga tërmetet. Vlerësime trimëruese për materialet. Kryetari i Shoqatës së Ndërtimtarëve dhe i Prodhuesve të Materialit Ndërtimor, Faton Hoxha, thotë se hekuri dhe betoni, që përdoren për ndërtime në vendin tonë, u nënshtrohen testeve e kontrolleve, shkruan sot Gazeta ‘Zëri’. 

Industria e ndërtimeve në Kosovë ka qenë dhe vazhdon të mbetet sektor, në të cilin është drejtuar gishti nga akterë të shumtë.

Reklama e sponzorizuar

Qytetet, sidomos ato të mëdhatë, shpeshherë janë cilësuar edhe si kaose urbanistike, për shkak të ndërtimeve pa kriter dhe në të shumtën pa plane urbanistike. Krahas stihisë në sektorin e ndërtimit, objektet ndërtimore, më saktësisht ndërtesat e banimit të lartë në Kosovë, janë ballafaquar me një problem edhe më të madh – sigurinë e tyre.

Nga cilësia e dobët e ndërtimit jorrallëherë kanë pësuar edhe punëtorët, banuesit, kalimtarë në rrugë etj.

E për këtë cilësi të keqe të tyre faji po i vihet dhe i është vënë punës së dobët nga faktori njeri, moszbatimit të rregulloreve, materialeve të përdorura në ndërtim etj.