Ish-punëtori ETC-së që e votoi Vetëvendosjen thotë se kompania e Ramiz Kelmendit nuk ia dha të plotë rrogën e fundit
Amir Pushka, ish-punëtori i ETC-së që thotë se u largua nga puna pasi e votoi Lëvizjen Vetëvendosjen, ka reaguar sërish nda kësaj kompanie.
Në rrjetin social facebook, Pushka ka shkruar se përveç largimit nga puna, kjo kompani nuk ia dha as rrogën e plotë, ani pse kishte punuar gjithë muajin.
Statusi i plotë:
Sot isha për ta tërheq rrogën time të fundit si punëtor i ETC-së, pasi shkova në bankomat u befasova me atë çka pashë, në xhirrollogari më kishin dalë vetë 141.46 €, edhe pse paga ime mujore ishte 260 € !
Pasi e kontaktova menaxherin pse ka ndodhë kjo gjë i njëjti me tha kinëse për shkak që e kam lëshuar punën, edhe pse unë e kisha përfunduar mujin si punëtor i ETC-së dhe pastaj i kisha njoftuar që nuk do të punojë për shkak presionit të stafit të ETC-së ndaj meje vetëm pse kisha deklaruar që do ta votojë Vetëvendosjen, e asesi nuk do të votoja imponimet që na i bënte Ramiz Kelmendi.
Pa asnjë bazë juridike sot mua nga ETC mu vodhën 120 €, mu vodhë djersa e mundi im !