Kosnett: Rezultatet e zgjedhjeve treguan se qytetarët votuan për fundin e korrupsionit

Philip Kosnett, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka thënë se rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë treguan se qytetarët votuan për të parë fundin e korrupsionit.

Këtë e bëri të ditur ai me anë të një postimi në rrjetin social Tëitter, transmeton Klan Kosova.

Reklama e sponzorizuar

“A do të ndërmarrin të gjitha partitë, në pozitë dhe opozitë, një veprim përfundimtar për këtë?”, ka shkruar Kosnett.

Deri tani nga rezultatet preliminare VV-ja ka 25.49 përqind të votave dhe LDK-ka 24.87 përqind.