Mercedesi i vitit 1991 që pritet të shitet rreth 200 mijë euro

Një Mercedes i vitit 1991 do të dalë në ankand për tu shitur, e çmimi i tij pritet të arrijë rreth 200 mijë euro për shkak se është version super sportiv AMG.

Ky Mercedes njihet si E60 AMG, e i cili për shkak të performancave e i cili në atë kohë është modifikuar nga Bruno Sacco, shihet si një veturë ikonë.

Mercedes E60 AMG ishte versioni më i fuqishëm në vitin 1991 me super motorin 6.0 litërsh V8 i cili pas modifikimeve prodhonte 376 kuajfuqi, transmeton Koha.net.

Reklama e sponzorizuar

Kësi lloj Mercedesash janë prodhuar vetëm 45 ekzemplarë gjithsej.

Mercedes E60 AMG pritet të dalë në një ankand nga fundi i tetorit ndërsa pritet që të shitet për rreth 200 mijë euro.