Problemet teknike detyrojnë ndaljen e prodhimit të Bllokut “B2”

Foto: Termocentrali "Kosova B"- KEK

Koorporata Energjetike e Kosovës, njofton qytetarët se sot (e marte) nga orët e pasditës është duke u ballafaquar me disa probleme të theksuara teknike të paraqitura në Termocentralin “Kosova B”.

Përkundër përpjekjeve maksimale dhe një mobilizimi të përgjithshëm të ekipeve profesionale dhe menaxheriale, jemi të detyruar që nga ora 00:00 të aplikojmë ndaljen e njësisë “B2” në mënyrë që të evitojmë pasojat eventuale si rezultat i këtyre problemeve.

Sipas analizave teknike në situatën e krijuar është e pashmangshme  ndalja e kësaj njësie përkundër përpjekjeve të shumta të ekipeve që janë angazhuar për t’i sanuar këto defekte.

Reklama e sponzorizuar

Ndryshe i gjithë stafi teknik dhe profesional janë të mobilizuar që të rregullohen sa më shpejt këto probleme dhe sa më parë të kthehët në prodhim “Blloku B2”. /inFokus/