“PUNA NGA SHTËPIA”, ENDRRA E EUROPIANËVE

E keni problem të punoni në zyrë? Mos u bëni shumë merak. Në vendet e Bashkimit Evropian, për shkak të zhvillimit të hovshëm të teknologjisë, ka filluar të rritet numri i atyre që punojnë nga shtëpia. Pa dyshim, në këtë, nuk bënë përjashtim as Kosova.

Sipas EUROSTAT, përqindja e personave të punësuar nga 15 deri në 64 vjeç në Bashkimin Evropian (BE), të cilët zakonisht punojnë nga shtëpia, ka arritur në 5.0% në vitin 2017. Kjo shifër ishte më e larta në Holandë (13.7%), pasuar nga Luksemburgu (12.7%) dhe Finlanda 12.3%), dhe më të ulëtat në Bullgari (0.3%) dhe Rumani (0.4%).

Punësimi nga shtëpia ishte pak më i shprehur në zonën e euros (5.7% e të punësuarve) sesa në BE në tërësi.

Reklama e sponzorizuar

Sipas studimit, përqindja e personave të punësuar në BE që punojnë nga shtëpia është rritur vazhdimisht gjatë viteve, nga 7.7% në vitin 2008 në 9.6% në vitin 2017, megjithëse shifra në vitin 2017 ishte pak më e ulët nga viti 2016 (9.8%).

Puna nga shtëpia është më e shprehur tek gratë (5.3 për qind) sesa tek burrat (4.7 për qind).

Po ashtu, nga studimi doli se puna nga shtëpia, ishte më e shprehur tek të moshuarit. Vetëm 1.6% e 15-24 vjeçarëve në BE zakonisht punuan nga shtëpia në 2017, duke u rritur në 4.7% të 25-49 vjeçarëve dhe 6.4% të 50-64 vjeçarëve. Përqindja më e madhe e 15-24 vjeçarëve që punonin rregullisht nga shtëpia u regjistrua në Luksemburg (10.4%), përpara Holandës me (4.2%). /Buletini Ekonomik/