Nesër vendoset për seancën e mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë

Kryesia e Kuvendit të Kosovës pritet të mbajë mbledhje nesër për të shqyrtuar kërkesën e mocionit të LDK-së, për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Lidhja Demokratike e Kosovës, tashmë disa ditë ka dorëzuar në Kuvendin e Kosovës 46 nënshkrime për të thirrur seancën për shkarkimin e Albin Kurtit.

Kuvendi i Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se seanca do të mblidhet kryesia e Kuvendit për t ë vendosur për seanc.

Reklama e sponzorizuar

“Rendi i ditës

1.      Mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës, propozuar nga Grupi Parlamentar  i LDK-së, mbështetur nga 44 deputetë” thuhet në njoftimin e Kuvendit.