Sërish protesta kundër hidrocentralit në lumin Lepenc

Sërish po protestohet kundër ndërtimit të hidrocentralit në lumin Lepenc.

Bashkë me banorët e fshtatit Biti të Shtërpcës kanë dalë edhe shoqëria civile dhe Federata e Bjeshkatarëve “Alpinistët e Kosovës”, raporton KTV.

Motoja e tyre është “Uji është jetë, trajtoje drejtë”.

Reklama e sponzorizuar

Në emër të shoqërisë civile ka folur Diana Metushi e cila ka thënë që dhuna që kanë përjetuar banorët e Bitisë ditë më parë ka bërë që protestës t’i bashkohen edhe OJQ-të.

Ndërkaq, sipas Arben Lilës, kryetar i Federatës së Bjeshkatarëve ata po protestojnë kundër shkatërrimit të florës e faunës në këtë pjesë.