Shqiptarët s’e punojnë më tokën

Sektori i bujqësisë

Shqiptarët nuk e punojmë më tokën. Nëse shohim të dhënat e publikuara nga INSTAT për vitin 2018, fermeri ynë ka prodhuar më pak drithëra se në vitin 2017. Po ashtu nëse shikojmë regjistrin statistikor të blegtorisë numri i gjedhëve ka shënuar një rënie me 1.7%.

“Po të shikoni të dhënat e Instatit disa nga produktet bujqësore bazë kanë një rënie nga 2017-2018 e cila varijon nga 10,20 deri në 50%,” tha Ndoc Fasllia.

Sipas ekspertit të bujqësisë Ndoc Fasllia, fermerët kanë braktisur fermat pasi ministria e bujqësisë nuk ka krijuar politika mbështetëse për ta.

Reklama e sponzorizuar

“Bujqësia fatkeqësisht vazhdon ti mbështesë zhvillimit spontan shto këtu dhe mungesën e ndjeshme të mbështetjes financiare. Subvencionet nga 20 milionë dollarë janë ulur në 4 milionë dollarë. Në qarqet me bujqësi të zhvilluar me 506  mijë ferma bujqësore po të shikoni skemat e mbështetjes kanë përfituat 10-15 fermerë,” tregon ai.

Teksa prodhimi bujqësor vendas ulet, nga ana tjetër shohim rritje të importeve. Konsumatori në tryezën e tij po e shtron me shumë me ushqime të huaja se ato vendase.

“Ka një nonsens nga njëra anë popullsia vendase, e cila ulet nga viti në vit për shkak të emigracionit, numri i konsumatorit vendas bie, nga ana tjetër kemi rritje të importeve,” shprehet ai./tch