Hamza Balje, zëvendësministër i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik në Qeverinë Haradinaj, duket se gjatë vitit 2018 më shumë ka qëndruar në aeroplan sesa në zyrë, përcjell Buletini Ekonomik.
Prej 80 zëvendësministrave sa kishte qeveria Haradinaj, Balje ka udhëtuar më së shumti, duke marrë 5 mijë e 100 euro mëditje për një vit.
Kështu thuhet në raportin e Institutit “Gap” Shpenzimet e Qeverisë së Kosovës për mëditje të udhëtimeve zyrtare gjatë vitit 2018.
I dyti radhitet Gani Koci, Zëvendësministër i Zhvillimit Ekonomik me rreth tre mijë euro më pak shpenzime.
Kjo është lista e plotë: