Kryetari i Federatës Sindikale të Telekomit Lamih Balaj, ka thënë se procesi i gradimeve në Telekom që u nis nga Kryeshefi aktual, Bedri Istrefi është kthyer në pikën zero.
“Po është e vërtetë që ka pas gradime por menjëherë ne kemi kontaktuar Kryeshefin dhe kryetaren e Bordit. Me datën 22.10.2019 ne kemi pas takim me KE, dhe po atë ditë kemi marrë edhe vendimin për anulimin e gradimeve”, thotë Balaj.
Sipas tij, nga takimet që ka pasur ne kryeshefin, ka mësuar se i gjithë procesi i gradimeve është kthyer në pikën zero.
“Ndërsa sa i përket Ligjit të pagave ne nuk përfshihemi ne të sepse jemi ndërmarrje vet financuese dhe nuk paguhemi nga buxheti i shtetit. Gjithashtu të hënën kemi takim me Ministrin aktual të MZHE-së, Valdrin Lluka dhe do t’i bëjmë të qarta vendimet tona”, ka thënë Balaj. /Buletini Ekonomik/