ASK: Kosova ka dallime të mëdha gjinore në tregun e punës

Ekzistojnë dallime të mëdha gjinore në tërë tregun e punës sa i përket shkallës së punësimit të grave në raport me burrat.

Në të dhënat e publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, shkalla e punësimit në mesin e grave në moshë pune është vetëm 13.7 për qind, ndërsa ajo e burrave është 45.9 për qind.

“Kjo shkallë shumë e ulët e papunësisë te femrat rrjedh nga kombinimi i pjesëmarrjes shumë të ulët në fuqinë punëtore dhe papunësisë së lartë.”, thuhet në raportin me titull “Anketa e Fuqisë Punëtore, TM2 2019”.

Reklama e sponzorizuar

Sipas këtij raporti një në pesë ose 20.4% gra në moshë pune janë aktive në tregun e punës, krahasuar me rreth tri te pestat  ose 59.4 %  e burrave në moshë pune.

Në raport gjithashtu thuhet se gratë kryesisht janë të punësuara në sektorët e arsimit, të tregtisë dhe të shëndetësisë, përderisa burrat  në sektorët e tregtisë, ndërtimtarisë dhe prodhimit . /Buletini Ekonomik/