Statistikat në Kosovë tregojnë se 106,950 të rinj (të moshës 15 deri 24) që përbëjnë 31.7 përqind të popullsisë së re në Kosovë janë krejtësisht të shkëputur nga tregu i punës dhe nuk marrin pjesë as në sistemin arsimor.
Në raportin me titull “Anketa e Fuqisë Punëtore, TM2 2019”, thuhet se përqindjet e larta të këtij grupi në popullsinë e të rinjve rrisin shqetësimet në lidhje me punësimin e të rinjve në të ardhmen.
“Përveç kësaj, një numër i madh i të rinjve të pa angazhuar në vendet me papunësi të lartë të të rinjve, siç është Kosova, mund të shkaktojë uljen e fitimeve për shkak të rritjes së konkurrencës, si dhe ka mundësi t’i kontribuojë problemeve sociale.”, thuhet në këtë raport. /Buletini Ekonomik/