Arsyeja e veqantë pse gratë në Kosovë punojnë me gjysmë orari

Arsyeja se pse gratë marrin punë me orar të pjesshëm del të jetë kujdesi më i madh që ato i kushtojnë familjes, në raport me burrat.

Kështu thotë raporti  “Anketa e Fuqisë Punëtore, TM2 2019”, të publikuar në Agjencionin e Statistikave të Kosovës.

Ndërsa sa u përketë burrave, arsyeja e marrjes së punës me gjysmë orari është mungesa e disponueshmërisë së punës me orar të plotë.

Reklama e sponzorizuar

“Vetëm 1.2 % e popullsisë së punësuar kanë raportuar se kishin një punë të dytë gjatë javës referente. Në punën e tyre kryesore, 94.9 % e të intervistuarve raportuan se punojnë me orar të plotë dhe 5.1% me orar të pjesshëm/orar të shkurtuar”, thuhet në raport./Buletini Ekonomik/