Amerikanët pastrojnë fshatin Cërnillë

Banorët e fshatit Cërnillë të Ferizajt në bahkëpunim me ushtarët e KFOR-it amerikan të njësisë LMT sot kanë marrë një aksion për pastrimin e mbeturinave në fshat.

Ky aksion u ndihmua edhe me makineri të rëndë nga ku u pastruan edhe pjesët anësore të rrugëve.

Aksione të tilla janë të mirëseardhura edhe nëpër fshatra tjera të cilat nga pakujdesitë e qytetarëve,  mbeturina gjinden gjithandej.

Reklama e sponzorizuar

Aksione të tilla u organizuan edhe më herët, sidomos gjatë aksionit  ,,Ta pastrojmë Kosovën,, ku u grumbulluan mijëra tonelata mbeturina.

Por një gjë është vërtetë habitëse.

Në shumicën e rasteve  këto iniciativa merren nga të huajt që gjenden me mision në Kosovë.

Për fat të keq këto pjesë  shumë shpejt  po mbushen me mbeturina  dhe zakonisht ata të cilët ndotin këto hapësira ankohen se kompanitë nuk po e kryejnë punën e tyre.

Për këtë edhe inspektorët e ambientit duhet të jenë në krye të detyrës dhe të marrin masa ndaj ndotësve të ambientit.