Gryka e Rugovës bëhet me urën më të veçantë në Ballkan

Grykës së Rugovës i është shtuar një nga urat më të veçanta në Ballkan.

Nga sot vizitorët do të kenë edhe një arsye më shumë për t’i parë atraksionet në këto vende.

“Ura Tibetiane” e cila është e gjatë 41 metra është e vendosur në lartësi prej 60 metrash.

Reklama e sponzorizuar

Në inaugurimin e kësaj ure mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri dhe Drejtoresha për Zhvillim Ekonomik në Komunën e Pejës, Xhenet Syka.

Ajo e konsideroi këtë urë inovacion të jashtëzakoshëm.

“Jeni dëshmitarë në promovimin e një inovacioni të jashtëzakonshëm, i cili sipas normave dhe strukturës është produkti më unik në Pejë dhe rajon quhet ‘Ura Tibetiane’, ku duhet të kalohen 80 shkallë për t’u hapur pista dhe vendkalimi për Via Ferratën më të re, e cila gjithashtu promovohet sot është Via Ferrata ‘Marimangat’”.

“Kjo e begaton pakon e integruar të turizmit aventurier dhe e rrit potencialin turistik në komunën tonë”, përcjell albinfo.ch.

Ky produkt i ri është projekt kapital i financuar nga Komuna e Pejës, Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim përmes projektit PPSE Program Swisscontact dhe implementohet nga shoqata Marimangat.

albinfo.ch
albinfo.ch