Ministri Hamza ndan 20 mijë euro për familjen Abazi nga Gjilani

Për familjen e viktimave të shkaktuara nga termeti, Shemsedin dhe Isa Abazi Ministri i Financave Bedri Hamza ka ndarë 20 mijë euro.

Ministri i Financave Bedri Hamza me qëllim të ofrimit të ndihmës materiale për familjet e viktimave të  pësuara nga tërmeti duke u bazuara  ne kompetencat e tij ligjore si Ministër i financave në vështrim  të paragrafin 3 të Ligjit të Menaxhimit të Financave Publike (LMFPP) dhe në paragrafit 2 të nenit 14 të Ligjit nr. 06/L-133 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019, sot ka marrë vendim që të ndihmojë në total të shumës  20,000 Euro duke ndarë nga 10,000 Euro për  familje  të viktimave të shkaktuara nga termeti, Shemsedin dhe Isa Abazi. /RTKlive/