Përkujtohen 14 ushtarët britanikë që humbën jetën gjatë shërbimit në Kosovë

Ambasada Britanike në Prishtinë, sot organizon ceremoninë e ditës së përkujtimit të Mbretërisë së Bashkuar.

Në ceremoni do të përkujtohen të gjithë ata që shërbyen dhe humbën jetën në Kosovë.

Reklama e sponzorizuar

Pranë memorialit të Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, do të përkujtojmë 14 anëtarët e Forcave të Armatosura Britanike që humbën jetën gjatë shërbimit me forcat e NATO-s në Kosovë (KFOR).