Rriten çmimet e naftës

Çmimet e naftës shënuan rritje mëngjesin e kësaj të enjteje.

Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, u rrit me 39 cent ose me 0.6 për qind dhe u tregtua me 62.76 dollarë amerikanë për fuçi.

Ndërsa treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, u rrit po me 39 cent dhe u tregtua me 57.51 dollarë amerikanë për fuçi.

Reklama e sponzorizuar

Indeksi i çmimit të arit u rrit me 0.3 për qind dhe u tregtua me 1,467.71 dollarë amerikanë për onz.