Shqipëria turistike, më shumë vizitorë të huaj gjatë këtij viti

Turizmi në Shqipëri

Shqipëria me bukuritë e saj natyrore, historike dhe kulturore vazhdon të mbetet atraksioni turistik i preferuar i turistëve të huaj dhe përgjatë 2019.

Si një destinacion turistik i njohur për shumë turistë nga shumë vende të botës, Shqipëria gjithnjë e më shumë po bën për vete turistë dhe vizitorë të huaj, të cilët rezervojnë udhëtime turistike në qytete të ndryshme të Shqipërisë përgjatë sezonit veror dhe dimëror.

Reklama e sponzorizuar

Kryeministri Edi Rama uroi sot mirëmëngjes me numrin e turistëve që kanë vizituar Shqipërinë gjatë muajit tetor të këtij viti.

“Gjatë muajit tetor Shqipëria është vizituar nga 387, 152 vizitorë të huaj, 14.7% më shumë se në tetor të 2018”, shprehet Rama.

Shqipëria është shumë e pasur me bukuri natyrore, si peizazhet e bukura malore dhe bregdeti mahnitës, të cilat i gjejmë shpesh edhe në guidat e revistat më prestigjioze në botë. Por, përveç këtyre, një vend të veçantë po zë gjithnjë e më shumë turizmi kulturor, ku muzetë dhe kalatë e shumta anembanë Shqipërisë po tërheqin një numër përherë e më të madh vizitorësh vendas, por edhe të huaj./atsh