Vala e bën përgjegjëse ZMobile-n për humbjen e kredive të konsumatorëve

Telekomi i Kosovës ka njoftuar se nuk është përgjegjës për humbjen e kredisë së numrave që deri me datë 28.11.2019 kanë qenë konsumator të MVNO (Zmobile). Sipas njoftimit, Z-Mobile është dashur t’i informojë me kohë që pas kësaj date të gjithë konsumatorët do të riktheheni në platformën e VALA-s dhe se mbushjet deri në këtë datë janë përgjegjësi e tyre. “Për të gjitha këto paqartësi luteni që të drejtoheni dhe të kërkoni llogari në zyrat e ZMOBILE. Vala nuk ka pasur qasje në llogaritë e këtyre numrave, por, në kohën kur numeracioni ka kaluar tek ne, Vala është në dijeni për gjendjen e çdo llogarie Telekomi i Kosovës/Vala ka premtuar dhe siguruar qysh moti se në asnjë moment nuk do të mbeten pa komunikim”, thuhet në njoftim. Sipas tyre, në momentin e parë që numrat kanë kaluar në platformën e tyre, të gjithë konsumatorët  që deri me 28.11.2019 kanë qenë të Z-Mobile kanë pranuar 50GB interent, 150 minuta kombëtar dhe 150 sms e gjithë kjo që të kenë komunikim pandërprerë. “Telekomi i Kosovës i fton të gjithë këta konsumator që ditëve në vazhdim të paraqiteni në pikën më të afërt të Telekomit që të regjistroni numrin e tyre”, thuhet tutje në njoftim.