VV ankesë në Supreme kundër vendimit të PZAP-së

Anëtari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Adnan Rrustemi, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka akuzuar PZAP-in për pazare, për të dëmtuar Lëvizjen Vetëvendosje. Në postimin e tij ai shkruan:

Rrustemi ka njoftuar se Enver Haliti, Arta Bajralia dhe Alban Hyseni, të shpallur nga KQZ si deputetë të Listës fituese të kësaj partie, kanë bërë ankesë në Gjykatën Supreme kundër vendimit të PZAP-së.

Më 7 nëntor, shkruan Rrustemi, KQZ shpalli rezultatet përfundimtare, duke nxjerrë Lëvizjen me 32 deputetë, aq sa i dha populli.

Reklama e sponzorizuar

“Kur i dështuan PZAP-së të gjitha tartativat për të penguar votat e rregullta të bashkatdhetarëve nga mërgata, zgjodhën rrugën absurde e në kundërshtim edhe vendimet e veta të këtij viti e të 2014-së, për të hequr efektin e votave të mërgatës, duke hequr një numër të fletëvotimeve, aq sa ju duheshin për këtë qëllim. Por, pazari i tyre është më i qartë se i qartë për secilin qytetarë: devalvo procesin zgjedhor, konfiguro artificialisht rezultatin zgjedhor e numrin e mandateve. Larg e kanë menduar anëtarët e PZAP-së, e ulët kanë bërë hesapet, si vegël e nënshtruar në duart e atyre që i ka kapur makthi që nga nata e 6 tetorit. Vendimet e djeshme të PZAP-së nuk kanë të bëjnë asgjë me procesin zgjedhor, rregullsitë apo parregullsitë, as me të drejtën e votës e ligjshmërinë e votimit. Ata kanë vetëm një hall e një synim. Halli është fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje, e synimi ishte zvogëlimi i numrit të deputetëve tanë. Hallin nuk mund të ua heqim, por synimin nuk do të mund ta realizojnë. Javë më parë, PZAP, dy herë kishte në dorë ankesën për votat e serbëve, e në dyja rastet i kishte refuzuar. Herën e parë si të palejueshme, herën e tretë si pasaftashme, kurse herën e tretë, e njëjta u bë edhe e lejueshme edhe e afatshme. Por, jo. Vetëm pazari i PZAP-ë u bë vendim, e vendimi i tyre do të mbetët vetëm një devizë e pakëmbyeshme financiarisht. Të bindur se këto vendime janë politike në thelb e në formë, tre kandidatët tanë, Enver Haliti, Arta Bajralia dhe Alban Hyseni, të shpallur nga KQZ si deputetë të Listës fituese të Lëvizjes, kanë bërë ankesë në Gjykatën Supreme kundër vendimit të PZAP-së, e në mbrojtje të së drejtës së tyre si deputetë të zgjedhur, si dhe votën e qytetarëve për Lëvizjen Vetëvendosje”, shkruan Rrustemi.