Gati dy muaj pas mbajtjes se zgjedhjeve dhe disa javë pas shpalljes se rezultateve përfundimtare nga KQZ në postën numër 6 kanë ardhur edhe 392 pako flet-votime nga diaspora.
Është Lëvizja Vetëvendosje që po kërkon nga PZAP të numërojë këto vota.
Në anën tjetër edhe KQZ i ka dërguar një letër PZAP-it, ku e ka njoftuar se pas përfundimit të të të gjitha procedurave dhe përfshirjes së të gjitha kategorive të fletvotimeve sipas vendimeve të instancave për zgjidhjen e kontsteve zgjedhore, KQZ, më 7.11.2019 në ora 10:50 ka shpallur rezultatet përfundimtare, shkruan Indeksonline.
“Ndërsa me datën 12.11. 2019 nga posta numër 6 me qëllim të përmbylljes se fahut, duke konsideruar se është përmbyllur tashmë procesi zgjedhor (pas përfundimit të përmbylljes se procesi zgjedhor vjen faza e shkatërrimit të materialit zjedhor), kemi tërhequr 381 zarfe të supozura me fletvotime, të dërguara nga votuesit jashtë Kosovës”, thuhet ndër të tjera në letren e KQZ-së dërguar PZAP-it.
VV një ditë me parë i është drejtuar PZAP-it ku ka kërkuar të urdherojë KQZ-në t’i numëroj këto vota.