A po manipulojnë naftëtarët me çmime?

1 euro e 15 cent për litër të naftës dhe 1 euro e 16 cent për litër të benzinës është çmimi që qytetarët e vendit duhet të paguajnë për mbushje të karburantit. Këtë çmim nuk e shohin si të arsyeshëm qytetarët, të cilët thonë se çmimi që duhet paguar për karburant nuk përkon më gjendjen ekonomike në vend. Ngritja e çmimit të derivateve nga të tjerët po shihet si mundësi keqpërdorimi prej kompanive private të cilat kryejnë këto shërbime. Teksa thonë se institucionet e vendit po bëjnë pak për të kontrolluar rritjen e këtij çmimi prej kompanive të cilat sipas tyre, nuk po respektojnë çmimet e caktuara nga BERZ- a dhe OPEC – u. Se çmimi është më i lartë se që duhet, e thonë edhe qytetarë nga mërgata, për të cilët, çmimi për karburant në Kosovë është i njëjtë me çmimin në Evropë ku kushtet ekonomike janë më të mira. Por, ndryshe mendojnë në shoqatën e naftëtarëve të Kosovës të cilët thonë se çmimi i derivateve në Kosovë është më i liri me çmimet e rajonit. “Sa i përket çmimit të derivateve, qytetarët e Republikës së Kosovës janë duke u furnizuar me çmimin më të lirë në Ballkan. Në regjion, çmimet janë më të larta se në vendin tonë, ku për t’u shërbyer me karburant, qytetarët e atyre vendeve duhet të paguajnë mbi 1 euro e 40 cent”, ka thënë Ilir Berjani, kryetar i shoqatës së naftëtarëve të Kosovës. Ndër të tjera, në përgjigjen dërguar televizionit, Berjani thotë se çmimi aktual në Kosovë është për 10 cent më i lirë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Krahasuar me Kosovën, qytetarët në Maqedoninë e Veriut për litër të benzinës dhe naftës, paguajnë 20 cent më pak se ata të Kosovës.