Autostrada “Ibrahim Rugova” mbetet në terr më shumë se një muaj

Autostrada “Ibrahim Rugova” ka mbetur pa ndriçim tash e një kohë, duke mos u ditur ende arsyet e këtij “terri” në këtë rrugë.

I vetmi ndriçim gjatë natës në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ janë dritat e veturave si dhe anësoret e rrugës që reflektojnë nga dritat e veturës, pasi që janë të lyera me fosfor.

Projekti i kësaj autostrade është një ndër investimet më të mëdha që ka bërë Kosova deri më tani. Në të janë investuar afër 1 miliard euro.

Reklama e sponzorizuar

Kjo rrugë është e një rëndësie të madhe, pasi e lidh Kosovën me Shqipërinë dhe qarkullimi në këto dy shtete është më i lehtë dhe më i shpejtë.

Mirëpo në këtë autostradë po mungon ndriçimi. E gjithë kjo rrugë ka mbetur në terr më shumë se një muaj, duke mos i ditur shkaqet.

Një lexues i Metros ka dërguar një video duke u ankuar që, mungesa e ndriçimit po e bën më të vështirë vozitjen në këtë autostradë.

Video është e realizuar mbrëmë, ku shihet se dukshmëria në këtë rrugë është e vogël.

Ndërkaq duhet të përmendet që muaj më parë në këtë autostradë hajnat kishin vjedhur kabllot e bakrit dhe e lanë autostradën në terr. /Gazetametro/