Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka kërkuar nga drejtuesit e Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS) që shpenzimet për vitin 2020 t’i zvogëlojnë për së paku 50 % në raport me shpenzimet që ata kanë pasur sivjet.
Burime të besueshme të “Front Online” brenda BQK-së thotë se nga viti që vjen pagat e punëtoreve në këtë Institucion do të jenë të përafërta me pagat e Institucioneve tjera, siç do të jenë edhe shpenzimet tjera brenda këtij institucioni.
“Shpenzimet e BKS-së minimumi duhet të ulen 50 % ka bërë të ditur burimi i besueshëm i “Front Online” brenda BQK-së.
Front Online ka kontaktuar me drejtorin e BKS-së Blerim Pushkolli, po ky i fundit thotë se me shkrim deri më tash nuk e ka marrë një kërkesë të tillë.
“Kur ta marrë kërkesën do të deklarohem”
Në anën tjetër zyrtare të BQK-së nuk kanë dashur të flasin në lidhje me këtë