Kanë mbetur vetëm edhe tri ditë deri te seanca konstituive, por LVV-ja dhe LDK-ja akoma nuk i kanë tejkaluar mospajtimet rreth postit të presidentit. Derisa Lidhja Demokratike e Kosovës ka ngulur këmbë në kërkesën për balancimin e pozitave, respektivisht për sigurimin e pozitës së presidentit, LVV-ja nuk ka lëvizur nga pozicioni i saj se ky post në asnjë mënyrë s’duhet të bëhet pjesë e marrëveshjes
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nuk ka hequr dorë nga kërkesa për postin e presidentit. Përkundrazi, zyrtarët e këtij subjekti po kërkojnë balancimin e pushteteve, rrjedhimisht marrjen e pozitës së shefit të shtetit.
Vetëm kësisoj, sipas tyre, do të bëhej baraspeshimi i pozitave me Lëvizjen Vetëvendosje, e cila si parti fituese e zgjedhjeve do ta mbante postin e kryeministrit. Pavarësisht insistimit për ta siguruar postin e presidentit, nga LDK-ja nuk kanë treguar emrin e personit që mëton të vijë në këtë pozitë më 2021-n. Sipas tyre, është e drejtë ekskluzive e LDK-së që të vendosë se kë do ta prezantojë për president tek atëherë kur do të vijë koha e zgjedhjes së tij.
Në anën tjetër, nga LVV-ja kanë përsëritur disa herë se nuk do të