Kryeparlamentari Konjufca e mbyllë seancën, a u rrënua raporti me LDK’në?

Glauk Konjufca ka folur për herë të parë pas zgjedhjes si kryetar i parlamentit të Kosovës.

“Ne qysh në fillim duam të ju falendërojmë që e themeluat legjislaturën e shtatë, ju falenderojmë që na besuat këtë detyrë, ne ju garantojmë që edhe si kryesi që do t’i kryejmë detyrat tona ashtu sci kërkohet me shumë nder sipas kushtetutës sonë që është në fuqi. I falenderojëm ambasadorët e pranishëm në këtë seancë dhe të gjithë mysafirët të cilët na kanë nderuar me praninë e tyre në këtë seancë konstituive”, tha ai.

Konjufca i ka falendërur edhe qytetarët për besimin derisa ka njoftuar për mbylljen e punimeve të seancës.

Reklama e sponzorizuar

“Mirëupafshim në seancës e radhës që sapo ta caktojëm do të njoftoheni me kohë”, ka thënë ai./GazetaExpress/