Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova, ka bërë me dije se kjo parti nuk do të lëshojë pe për postin e presidentit në marrëveshjen për bashkëqeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se në marrëveshjen për bashkëqeverisje LV-LDK duhet të përfshihen të gjitha pozitat që votohen nga deputetët në Kuvendin e Kosovës. Me gjithë mospajtimet për këtë pikë, Rugova ka shprehur optimizëm se marrëveshja në mes të këtyre dy partive do të arrihet.
Mirëpo, sipas tij, edhe nëse një gjë e tillë nuk ndodh, nuk do të jetë fundi i botës.