Prishtina, vendi i 14-të në botë më i ndoturi

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, sipas të dhënave është vendi i katërmbëdhjetë më i ndotur në botë, shkruajnë mediat kosovare.

Që nga fillimi i stinës së dimrit, ajri në Prishtinë rrallë herë ka qenë i pastër.

Sipas matësve të ajrit, mbrëmë në Prishtinë ajri kishte vlerën 156.

Reklama e sponzorizuar

Në kryeqytet janë vendosur katër monitorët për publikimin e të dhënave të cilësisë së ajrit në Prishtinë.

Këta monitorë të instaluar në katër lokacione të ndryshme të vendit, të cilët çdo ditë tregojnë se në çfarë ambienti të pashëndetshëm po jetojmë, përcjell albinfo.ch.

Ndonëse organet përgjegjëse në Kosovë kanë ndërrmarrë disa hapa për përmirësimin e gjendjes së ajrit, ende nuk kanë pasur ndonjë rezultat.