30 sindikata dhe grupe ankuesish deri më tani kanë dërguar ankesa në institucionin e Avokatit të Popullit lidhur me Ligjin për Pagat në Sektorin Publik. Ligji, i cili hyri në fuqi më 1 dhjetor të këtij viti, mund të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese në afat kohor prej 60 ditësh nga momenti i hyrjes në fuqi, shkruan sot gazeta Zëri.
Ligji për Paga, i cili hyri në fuqi më 1 dhjetor të këtij viti, mund të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese. Deri më tani në institucionin e Avokatit të Popullit janë dërguar 30 ankesa për këtë ligj nga Sindikata e Shërbimit Civil dhe nga grupe ankuesish. Pas shqyrtimit të këtyre ankesave, Avokati i Popullit në një afat kohor prej 60 ditësh qysh nga hyrja në fuqi e ligjit ka të drejtë ta dërgojë atë në Gjykatën Kushtetuese. Përfaqësues të Sindikatës së Shërbimit Civil në Kosovë i kanë thënë “Zërit” se ligji ka pasur nevojë të ndryshohet më parë. Sipas tyre, tani ndryshimet mund të bëhen me amendamente që mund t’i bashkëngjiten ligjit.