Ujësjellësi i Prishtinës u bën thirrje borxhlinjve që t’i përmbyllin detyrimet për vitin 2019

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ,, Prishtina ,, sh.a. (KRUP) u bën thirrje të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit Prishtinë, Fushë Kosovë, Lipjan, Podujevë, Obiliq, Shtime, Drenas dhe Graçanicë që brenda 10 ditësh, duke filluar nga dita e sotme, t’i përmbyllin obligimet e tyre financiare për shërbime të ujësjellësit dhe kanalizimit për vitin 2019, me theks të veçantë sektori i amvisërisë dhe bizneseve të vogla e të mëdha.

Konsumatorët kanë obligim ligjor që të paguajnë faturat si dhe borxhin e akumuluar të ujit të shpenzuar, rikujton Ujësjellësi.

KRU ” Prishtina” sh.a. fton urgjentisht konsumatorët që të jenë sa më të rregullt në pagesa, në mënyrë që t’u shmangen ndëshkimeve nga kompania, gjegjësisht ekipeve të shkyçjes dhe procesimit të lëndëve të përmbaruesit privat. Po ashtu, Kompania ka ofruar bashkëpunim dhe lehtësira të ndryshme për pagesën e borxheve të mëdha të akumuluara ( pagesë me këste mujore prej 12 deri në 36 muaj, varësisht nga borxhi i tërësishëm), mirëpo shumë nga konsumatorët kanë refuzuar bashkëpunimin me KRU,,Prishtina,, sh.a.

Reklama e sponzorizuar