Zvicër: “Meersicht” promovon Kosovën si destinacion turistik

Katalogu turistik zviceran, Meersciht së fundi ka organizuar një guidë ku i kushtohet Kosovës si destinacioni më i ri turistik.

Kosova ka mundësi të mira për të zhvilluar turizmin, pasi që gëzon shumë vende turistike që janë mjaft tërheqëse për zhvillimin e turizmit, shkruan albinfo.ch.

Destinacioni i saj turistik ka potenciale të mrekullueshme natyrore dhe kulturore. Me motivet që ka, ofron mundësi të mira për turizëm, pasi që pozita e saj e mirë bën që të jetë tërheqëse, me shumë vende interesante të ndërtuara nga vetë natyra dhe ato nga dora e njeriut.

Reklama e sponzorizuar

Meqenëse se Kosova është e pasur me komplekse të bukura malore, atraktive dhe me natyrën e saj magjepsëse për syrin e njeriut, duke paraqitur një thesar të pasur të trashëgimisë kulturore, materiale e shpirtërore të periudhave të ndryshme historike.

Së fundi Kosovës vëmendje i ka kushtuar edhe operatori turistik zviceran, katalogu Meersicht, duke e promovuar atë si destinacionin më të ri turistik që ia vlen të vizitohet.

Përveç katalogut, Meersicht do ta promovojë Kosovën edhe në tri panaire të turizmit në Zvicër. E gjitha kjo punë është rezultat i një udhëtimi familjarizues që PPSE organizoi për operatorin turisti. Shikoni faqet e Kosovës. /Albinfo.ch.

Fotografia e PPSE Program Swisscontact
Fotografia e PPSE Program Swisscontact
Fotografia e PPSE Program Swisscontact
Fotografia e PPSE Program Swisscontact
Fotografia e PPSE Program Swisscontact
Fotografia e PPSE Program Swisscontact