E konfirmon policia, një polic i vdekur dhe tre të lënduar nga një shpërthim në Zhur

Policia e Prizrenit ka konfirmuar se në orët e mbrëmjes së sotme, gjatë një operacioni policor në fshatin Zhur të Prizrenit, dyshohet se ka ndodhur një shpërthim ku si pasojë e këtij shpërthimi, ende të paidentifikuar, kanë pësuar lëndime tre zyrtarë policorë dhe një qytetar.

“Si pasojë e lëndimeve/plagëve të pësuara, dyshohet se njëri nga zyrtarët policorë të ketë ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.

Njësitet policore relevante dhe stafi menaxhues i PK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Reklama e sponzorizuar