Edukimi financiar: A e dini se mund ta shikoni online se çfarë kredimarrësi jeni?

A jeni kredimarrës i mirë? A e kryeni me rregull pagesën e kredisë? Në cilën kategori jeni?

Përgjigjet në këto pyetje mund t’i merrni edhe online. Që nga vitit 2006 është i funksionalizuar Regjistri i Kredive të Kosovës (RKK) i cili është një portal online i krijuar dhe i mirëmbajtur nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK). Përmes këtij portali, bankat dhe institucionet tjera kredidhënëse japin informata për performancën e shlyerjes së kredive në bazë të së cilave edhe vlerësohen kredimarrësit.

Kredimarrësit mund të krijojnë llogari dhe të shohin vetë se në cilën kategori janë futur.

Reklama e sponzorizuar

Krejt çka duhet të bëni është ta krijoni një llogari online sipas udhëzimeve në linkun: ( http://bit.ly/2VTPBvz ). /Buletini Ekonomik/