Ish-deputetët e mandatit të kaluar të Kuvendit të Kosovës për tre muajt e fundit të vitit 2019, tetor, nëntor dhe dhjetor kanë marrë hiç më pak se 871 mijë euro vetëm në emër të pagave, pa mbajtur qoftë një seancë të vetme.
Nëse bazohemi në pagat që ata kanë marrë gjatë muajve të njëjtë të vitit paraprak, atëherë shihet qartë se për pagat e muajit tetor janë shpenzuar 286 mijë euro, për pagat e muajit nëntor janë shpenzuar 295 mijë euro, deri sa për pagat e muajit dhjetor janë shpenzuar 289 mijë euro. /Front Online/