Jeff Bezosi për 15 minuta fiton 13.5 miliardë dollarë

Jeff Bezosi mund të jetë i vetmi miliarderë super i pasur i cili dështojë të bëhej edhe më i pasur gjatë 2019-ës, por 2020-ën ai e ka nisur shumë mirë.

Pasuria e shefit të Amazonit është rritur për 13.5 miliardë dollarë për vetëm 15 minuta gjatë të enjtes, raporton Bloomberg.

Rritja e pasurisë së Bezosit ka ardhur si rrjedhojë e rritjes së aksioneve të Amazonit për 12%, transmeton Koha.net.

Reklama e sponzorizuar

Bezos ka nën pronësi 12% të aksioneve të Amazonit.

Rritja e vlerës së aksioneve ka bërë që ai të ketë një pasuri neto prej 129 miliardë dollarë, duke u bërë prapë personi më i pasur në botë, i ndjekur nga pas nga Bill Gatesi.

Jeff Bezos në 2018-ën është bërë personi më i pasur në historinë moderne, pasi kishte 150 miliardë dollarë.