Takimi ndërmjet Albin Kurtit dhe presidentit Hashim Thaçi ka përfunduar për më pak se një çerek ore.
“Ky ishte një takim i shkurtër konsultativ pa efekte juridike lidhur me fazën e ardhshme te formimit të institucioneve. Presidenti kërkoi që ne ta bëjmë propozimin…për këtë kërkesë të presidentit do raportojë në kryesinë e VV-së”, ka thënë Kurti pas takimit.
Ai nuk ka caktuar ndonjë afat kohor, kur VV-ja do ta propozoj zyrtarisht kandidatin për kryeministër.