Sipas Ligjit për Ushqimin, secili produkt që plasohet në treg duhet të ketë deklaratën, e cila në mënyrë të dukshme përshkruan emërtimin e produktit, listën e përshkrimit të përbërësve, sasinë dhe kategorinë e përbërësve, afatin e përdorimit etj.
Mirëpo në disa kontrolla të realizuara në markete nëpër Kosovë, inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës (AUV) gjetën raste ku nuk dihej fare prejardhja dhe përmbajtja e produktit.
Raste të tilla inspektorët kishin hasur sidomos tek suxhuku shtëpiak që po shitet nëpër markete.
“Sa i përket sektorit të mishit në dyqane të mëdha që ofrojnë ndër të tjera edhe produkte si suxhuk shtëpiak ne kemi gjetur se jo në të gjitha rastet ka të dhëna rreth përmbajtjes së tyre. Në fotografinë e parë, në vijim është paraqitur produktet e suxhukit kur ka emërtim edhe pse vështirë e lexueshme. Ndërsa në fotografinë e dytë, prodhuesi ka dërguar në treg produktin i cili nuk ka emërtim, nuk ka etiketë me përbërësit, nuk ka datë prodhimi, nuk ka datë të skadimit etj”, thuhet në raportin “Siguria e Ushqimit Rast studimi: produktet e mishit dhe të grurit” të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA).
Ndonëse u identifikun shkelje të tilla nga AUV, në raport thuhet se megjithatë në treg vazhdon të ketë produkte pa përmbajtjen e lartcekur. /Buletini Ekonomik/