Mbi 28 milionë euro u shpenzuan për vendime gjyqësore

Gjatë nëntë muajve të parë të vitit që lamë pas respektivisht janar- shtator 2019 vetëm për vendime gjyqësore institucionet qendrore dhe ato lokale në vend kanë shpenzuar hiç më pakë se 28 milionë euro, raporton “Front Online”.

Në bazë të dhënave të siguruara nga Ministria e Financave (MF) shihet se për kategorinë e identifikuar në raport mallra dhe shërbime janë shpenzuar për vendime gjyqësore  4,96 milionë euro, në kategorinë buxhetore të pagave 460 mijë euro, në kategorinë buxhetore të identifikuar si shpenzime komunale janë 150 mijë euro, si dhe në kategorinë buxhetore të investimeve kapitale janë më shumë se 14 milionë euro.