NJËRI PREJ POLICËVE TË PLAGOSUR NË ZHUR, NË GJENDJE TË RËNDË PËR JETË

Njëri nga tre policët e plagosur nga shpërthimi i një mjeti eksploziv në Zhur të Prizrenit, është në gjendje “të rënduar për jetë”, ka thënë sot Afrim Avdaj, drejtor i Spitalit të Prizrenit.

“Njëri polic i lënduar si rezultat i shpërthimit të madh të një zjarri është dërguar në QKUK, pasi që ka pasur lëndime në fytyrës, të kokës në përgjithësi, dhe të krahut të majtë dhe në pjesën e qafës, por gjendja e përgjithshme ka qenë e lënduar.  Mund të them që është në gjendje të rënduar për jetë”, ka thënë Avdaj për portalin Indeksonline.

“Polici i dytë është pranu tek ne në ortopedi dhe ky me plagë eksplozive, gjendja e tij është më stabile, por është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë ai.

Reklama e sponzorizuar

Shpërthimi në një shtëpi në fshatin Zhur të Prizrenit, e që doli të jetë fatale për një polic, ka ndodhur gjatë kohës kur aty po kryhej bastisja në një rast për parandalim dhe zbulim të narkotikëve.