Henley Passport Index ka radhitur pasaportat më të fuqishme të botës për vitin 2020.
Radhitja bëhet në bazë të numrit të vendeve që mund të vizitojnë poseduesit e këtyre pasaportave.
Në mënyrë surprizuese vendin e parë e zë Japonia me plot 191 destinacione, e ndjekur nga Singapori me 190 destinacione.
Në vendin e tretë renditet Gjermania dhe Korea e Jugut me nga 189 destinacione secila.
Italia renditet në vendin e 4 me 188 destinacione, kurse SHBA-të dhe Britania e Madhe renditen në vendin e 8 me plot 184 destinacione.
Kosova mban vendin e 99 me 40 destinacione, ndërsa të gjitha vendet e rajonit janë më lart se vendi ynë.
Shqipëria mban vendin e 54 me 114 destinacione, Maqedonia e Veriut renditet në vendin e 47 me 123 destinacione, Bosnje dhe Hercegovina renditet në vendin 52 me 117 destinacione, Mali i Zi në vendin e 46 me 124 vende dhe Serbia në vendin e 33 me 133 destinacione.
Nën Kosovën, me më pak destinacione sesa Kosova renditen vendet si: Bangladeshi, Irani, Korea e Veriut, Eritrea, Libani, Nepali, Libia, Sudani, Jemeni, Somalia, Pakistani, Siria, Iraku, kurse në vendin e fundit renditet Afganistani me vetëm 26 destinacione.