PDK tregon pse është mbledhur në orën 22:00 kryesia e partisë

Partia Demokratike e Kosovës, sonte në orën 22:00 ka nisur një mbledhje të rregullt, e cila sipas tyre ishte planifikuar para tri orëve.

Valmir Klaiqi nga PDK ka bërë të ditur për Periskopin se mbledhja ishte planifikuar për në orën 19:00, por për shkak të angazhimeve të disa anëtarëve të tyre, është shtyer për në këtë kohë.

Reklama e sponzorizuar

’Takimi i rregullt i kryesisë së PDK-së ka qenë i planifikuar të mbahet për në ora 19. Është shtyrë për në ora 22 për shkak të angazhimeve të disa anëtarëve sonte dhe faktit se disa të tjerë anëtarë udhëtojnë nesër’’.