Për “Arratisjen nga QKUK-ja” të Lushtakut sot dëshmon Rashit Qalaj

Ka nisur shqyrtimi gjyqësor në rastin e njohur si “Arratisja nga QKUK”.

Mungesa e të akuzuarit Dardan Geci, në këtë rast të njohur të arratisjes nga QKUK-ja të ish-kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtakut dhe të tjerëve ka bërë që të ndërpritet seanca për 15 minuta.

Kryetari i trupit gjykues Shashivar Hoti ka thënë se sot në cilësinë e dëshmitarit dëshminë e tij do ta japë drejtori i përgjithshëm i Policisë Rashit Qalaj, raporton KTV.

Reklama e sponzorizuar

Kujtojmë se Qalaj, në kohën e arratisjes së Lushtakut ishte Shef i Operativës në Policinë e Kosovës.