Peticion online kundër ndërtimeve në zonën e liqenit të Badocit

Grupi për mbrojtjen e Liqenit të Badocit, ka nisur nënshkrimin e një peticioni online në kundërshtim të planeve të kompanive private për ndërtime në afërsi të liqenit artificial, shkruan Koha.net.

Reklama e sponzorizuar

Prej tri ditësh, ky grup që ka mbledhur mijëra përkrahës që po kundërshtojnë paralajmërimin e projektit ndërtimor të lagjes “Lakeside Gardens” nga kompania KAWA dhe 4M Group.

Përfaqësues të tyre kanë thënë se Komuna e Prishtinës pas një vendimi të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ua ka lëshuar kushtet e ndërtimit. Në kundërshtim me legjislacionin në fuqi buzë liqenit synohet ndërtimi i lagjes luksoze që do t’i ketë 17 vila. Kompanitë kanë bërë të ditur se ndërtimi do të bëhet në zonën e dytë të mbrojtur.

https://www.change.org/p/ministria-e-mjedisit-dhe-planifikimit-hapsinor-kosove-stop-krejt-ndertimeve-ne-badovc?recruiter=9181682&utm_source=share_petition&utm_medium=facebook&utm_campaign=share_petition&recruited_by_id=b56317a0-ddbe-012f-71ca-4040ea65fa16&utm_content=starter_fb_share_content_en-us%3Av1