Partia Socialdemokrate e ka quajtur kreun e LV-së, Albin Kurtin hipokrit, pas njoftimit për takim me Listën Serbe.
PSD thotë se Kurti akuzonte Listën Serbe tash vet po bisedojnë me ta për formimin e qeverisë.
Përmes një komunikate për media, partia që udhëhiqet nga Dardan Molliqaj ia kanë kujtuar Kurtit kohën kur Listën Serbe e kishte quajtur listë çetnike.
“Sot mësuam se ai po takohet me Listen Serbe. Ky subjekt për të dikur ishte “listë çetnike”. Kushdo që më heret e ka bërë këtë është quajtur “kolaboracionist”.Kurti është hipokrit, por ai nuk është një hipokrit i zakonshëm. Gjykimi përmes standardeve të dyfishta është thelbi i profilit të tij ideologjik. Kur për veprimin që e bën vetë, për të tjerët rezervon epitete si “tradhëtar” apo “kolaboracionist”, kjo tregon se po mendon diçka të veçantë për veten tënde. Flet edhe për mënyrën se si e koncepton të vërtetën. Ajo nuk është pjesë e diskutimit, as mësim krijues nga përpjekjet. E trajtuar kësisoji, e vërteta është e lidhur ontologjikisht me subjektin. Ky pozicion vjen nga tradita bolshevike, traditë kjo që e ka njësuar shkencën dhe politikën. Është autoriteti i shkecës që na i tregon fazat e zhvillimit historik, kurse ne jemi zbatuesit e kësaj domosdoshmërie historike, drejt fundit. Kjo është arsyeja pse Kurti nuk skuqet kur zihet duke gënjyer. Për njerëzit e verbuar të tij, kjo gjë shprehet përmes manipulimit me temporalitetin. Kjo është veç taktikë, mbase strategji, por jo qëllimi”, shkruhet në reagim.
Kjo është komunikata e plotë e PSD-së:
Mandatari për formimin e Qeverisë, drejt formimit të saj, sikur të ishte procedurë po shkel drejt gjurmëve të të gjithë paraardhësve të tij. Në këtë rrugëtim ai po e zbulon vetveten.
Në diskutimet për formimin e Qeverisë gjithë vëmendjen dhe kohën e kishte për ndarjen e pushtetit. Asgjë nuk dëgjuam për modelet e ndryshme të zhvillimit anipse koalicioni qeverisës pritet të përbëhet nga parti që thonë se i përkasin spektrit të ndryshëm ideologjik. Qëllimi e ka edhe mënyrën e vet. Kur diskutimi bëhet pazar për interesin vetanak, ai zhvendoset në Prapashticë, tek vendi i kryeministrit të kaluar, dikur i “argat i Serbisë”.
E kur pengesat bëhen më serioze, negociatave për pazar iu ndihmon presioni. I kujt tjetër do të jetë ky presion veçse i ambasadorëve, emisarëve të “imperializmit”. Para 3 ditësh imperializmi ia ktheu me monedhën e tij. Albin Kurti është një tiger prej letre thanë ata kur iu përgjigjen me refuzim përfshierjes së tyre në formimin e koalicionit. Çfarë kishte bërë Hashim Thaçi tjetër kur u shpërbë koalicioni VLAN veç presionit përmes ambasadave ndaj LDK- së.
Sot mësuam se ai po takohet me Listen Serbe. Ky subjekt për të dikur ishte “listë çetnike”. Kushdo që më heret e ka bërë këtë është quajtur “kolaboracionist”.Kurti është hipokrit, por ai nuk është një hipokrit i zakonshëm. Gjykimi përmes standardeve të dyfishta është thelbi i profilit të tij ideologjik. Kur për veprimin që e bën vetë, për të tjerët rezervon epitete si “tradhëtar” apo “kolaboracionist”, kjo tregon se po mendon diçka të veçantë për veten tënde. Flet edhe për mënyrën se si e koncepton të vërtetën. Ajo nuk është pjesë e diskutimit, as mësim krijues nga përpjekjet. E trajtuar kësisoji, e vërteta është e lidhur ontologjikisht me subjektin. Ky pozicion vjen nga tradita bolshevike, traditë kjo që e ka njësuar shkencën dhe politikën. Është autoriteti i shkecës që na i tregon fazat e zhvillimit historik, kurse ne jemi zbatuesit e kësaj domosdoshmërie historike, drejt fundit. Kjo është arsyeja pse Kurti nuk skuqet kur zihet duke gënjyer. Për njerëzit e verbuar të tij, kjo gjë shprehet përmes manipulimit me temporalitetin. Kjo është veç taktikë, mbase strategji, por jo qëllimi.