Qytetet më të bukura në botë

Ekzistojnë disa qytete të cilat duhet të vizitohen njëherë në jetën tuaj.

10.Bryzh

Bryzh është qyteti më i madh në provincën Flanders në Belgjikë. Edhe pse është një qytet i vogël, ai ka një  bukuri të  madhe. Në të gjithë botën, ai është ndër qytetet që i ka mbrojtur më së miri monumentet e periudhës së mesjetës. Gjithashtu, ai është një ndër qytetet më të vizituara.

Reklama e sponzorizuar

9. Budapest

Ky është një qytet hibrid, i cili është krijuar nga bashkimi i tri qyteteve, Buda, Pest dhe Obuda. Ai është qyteti më i madh dhe ndër qytetet më të bukura në botë. Budapesti është i ndarë në dy pjesë nga lumi Danub dhe nga ndërtesa të neo-rezistencës.

8. Roma

Roma është kryeqyteti i Italisë dhe qëndron mbi shtatë kodra. Ajo ka shtëpitë dhe kishat më të vjetra në botë. Ndërtesat e saj nuk janë vetëm të vjetra, por edhe të bukura. Qendra e saj historike është e shënuar nga UNESCO si një Site i Trashëgimisë Botërore. Monumentet dhe muzetë e tilla si: Muzetë e Vatikanit dhe Koloseu janë ndër destinacionet më të vizituara të saj.

7.  Firence

Firence është kryeqyteti i Toskanës dhe Provincës së Firencës. Ai është  ndër qytetet më  të populluara në Itali dhe njihet si djepi i artit dhe arkitekturës. Firence shquhet si një nga qytetet më të bukura të botës falë monumenteve të shumta historike dhe muzeve të saj, siç janë Katedralja Santa Maria del Fiore, Galleria degli Uffizi etj.

6. Amsterdam

Ky është gjithashtu një qytet shumë i bukur. Ai është kryeqyteti i Holandës. Secila nga shtëpitë kualifikohet si një monument. Ato shërbejnë si zyre, kafene, restorante  dhe janë të kombinuara aq mirë më njëra-tjetrën sa i japin Amsterdamit një pamje madhështore.

5. Rio de Zhaneiro

Njerëzit thonë se Perëndia e krijoi botën në gjashtë ditë, për t’iu përkushtuar krijimit të Rio de Zhaneiro-s.  Ai ka një arkitekturë thuajse perfekte dhe peisazhe të  mrekullueshme.

4. Lisbona

Lisbona është kryeqyteti i Portugalisë  dhe një  nga qytetet më të mëdha.  Ajo ndodhet në perëndim të vendit, në një pikë ku lumi Tagus derdhet në Oqeanin Atlantik. Pjesën perëndimore të qytetit kryesisht e zë Monsanto Forest Park, një prej parqeve më të mëdha urbane në Evropë. Lisbona po ashtu është në krye të qyteteve më piktoreske.

3. Praga

Ajo është  kryeqyteti i Republikës Çeke. Ky qytet është i njohur për ruajtjen e monumenteve para-historike dhe në ndërtimin e urave madhështore.

2. Paris

Parisi është kreqyteti i Francës. E lumi Sena e ndan këtë qytet në dy pjesë. Parisi është një nga qendrat kryesore të biznesit, kulturës, shkencës dhe artit në botë. Një ndër monumentet më të famshme të tij është pa dyshim Kulla Eifel, e cila është edhe një nga shtatë mrekullitë e botës.

Eiffel Tower or Tour Eiffel aerial view, is a wrought iron lattice tower on the Champ de Mars in Paris, France

1. Venecia

Venecia është një qytet në pjesën verilindore të Italisë.  Ajo ndryshe mban emrin La Serenissima që do të thotë E Qeta. Venecia është me të vërtetë një nga qytetet më të bukura në botë. Aty janë luajtur shfaqje të shumta dhe pothuajse pjesa më e madhe e tyre janë romantike.