eputeti i VV’së, Rexhep Selimi, ka thënë se është shumë optimist se marrëveshja për krijimin e qeverisë me LDK’në do të ndodhë. Ai thotë se sfidat që janë përballë nuk janë të pakapërcyeshme.
“Ne presim që në ditët në vijim dhe kam besim që kjo do të ndodhë sepse jam i prirë të iu besoj partnerëve tanë të ardhshëm. Siç është qëllimi i joni për të bërë koalicion ashtu është edhe i LDK-së”, ka thënë ai,
Sipas tij, ka pasur sfida duke shtuar se ndryshimi nuk është i lehtë.
Ai thotë se nuk është qëllim final bërja e qeverisë, por bërja e ndryshimit në Kosovë përmes qeverisë.
Selimi thotë se ndryshimi ndryshe nuk bëhet vetëm me Vetëvendosjen dhe LDK-në.
“Ne kemi bashkëpunim edhe me subjekte tjera joshumicë, por nga partitë shqiptare është partneri i vetëm me të cilin mund të bëjmë koalicion. Këtë na ka besuar votuesi, kemi dalë para qytetarëve që të bashkëpunojmë me LDK-në dhe të mos bashkëpunojmë me partitë e PAN-it. Përveç që e kemi detyrë e kemi edhe vullnet bashkëpunimin me ta”, ka thënë ai.
Ai thotë se nuk e ka ndryshuar qëndrimin për LDK-në, duke shtuar se vazhdon të ketë mendimin e njëjtë për ta.
Sipas tij, nëse Vetëvendosje do të bënte koalicion me PAN-in do të jepte dorëheqje ashtu siç u largua nga AAK-ja kur ata bën koalicion me LDK-në.
“Po të ishim në ato rrethana do ta bëja këtë gjë prapë. Unë kam thënë se ai koalicion nuk është primar dhe asgjë nuk do të ndryshonte as sot”, ka thënë ai.
Ai thotë se kur subjekti politik vepron kundër bindjeve të tij, është transparent ta bëjë publike dorëheqjen e tij.
“LDK-ja është një subjekt politik që kemi pasur oponencë dhe me të cilin po mendojmë të kemi një bashkëpunim me ta. Nuk është subjekt më i mirë se Lëvizja Vetëvendosje por nuk kam të drejtë të bëjë krahasime nëse është e mirë apo jo”, ka thënë ai në KTV.
Poashtu, Selimi për marrëveshjen e linjës ajrore Prishtinë-Beograd, ka thënë se është vështirë e realizueshme.